E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama merr dhuratë një portokall

Kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, ka takuar pas nëntë vitesh, aktorin e njohur të shfaqjes televizive humoristike ''Portokalli", Florian Binaj.

Në përvjetorin e 21-të të themelimit te Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESSH), mbajtur në sallën e Pallatit të Kongreseve ne Tirane, i ftuar ishte edhe aktori që shpesh herë ka aktruar kryesocialistin.

Binaj u ngjit këtë herë në skenë duke cituar disa nga shprehjet më të zakonshme të liderit socialist.      Më pas aktori, Florian Binaj dhe Edi Rama shkëmbyen dhurata.  “Kur fillova para nëntë vitesh në “Portokalli”, Rama me dhuroi një mandarinë. Unë sot i dhuroj një portokall”, u shpreh Binaj, i cili pranoi dhuratë kravatën e Ramës, pasi siç tha ai, Binaj e meriton.   “Meqë me dhurove portokallin, unë do të jap kollaren time me ngjyra në vend të kollares tënde të lodhur”, i tha Rama, i cili më vonë shkruajti me shaka në rrjete sociale: ''Në fund mora dhuratë një portokall dhe dhashë një kravatë portokalli.Jek e jek prapë rivaliteti vazhdon:" /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›