E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama merret me art gjatë protestës/ Poston videon duke punuar për ngjitjen e skulpturës së thyer

Teksa para zyrës së tij opozita mblodhi qytetarët për t’i kërkuar largimin, kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale një video, ku shfaqet i përkushtuar në art .

Rama shihet duke punuar një vazo balte, e cila është thyer, ndërsa jep edhe një mesazh që këto thyerje të mos pengojnë ecjen përpara.

“Ka një arsye që thyhet, të cilën ne nuk e dimë. Por ama duhet ta marrim mesazhin dhe duhet ta kthejmë thyerjen në kreativitet. Nga thyerja, duhet të ngjitemi më lart”, shprehet kryeministri Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›