E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama mësuesve: Shkruani ditar në mënyrë sa më të detajuar. Do reflektojmë sapo situata të qetësohet

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar mësuesve të shkruajnë ditar në mënyrë sa më të detajuar, lidhur me ngjarjet e ditëve të fundit, ku ka pasur protestë të dhunshme nga të rinjtë.

Nga Ministria e Arsimit, Rama deklaroi se kjo do të vlejë për reflektim sapo situata të qetësohet.

“Përtej këtyre ditëve, kemi ndërkohë të bëjmë një refkletim, duke u mbështetur te ju, te eksperienca juaj. Tani drejtoni edhe mësuesit, edhe institucionet tuaja. Dini ta shihni arsimin parauniversitar. Kemi dakordësuar me ministren dhe me disa këshilltarë , idenë që secili prej jush të shkruajë ditarin e këtyre ditëve, sa më të detajuar, çfarë ndodhi, si ndodhi. Për të pasur moazikun e një historie që do na vlejë për të reflektuar sapo gjërat të qetësohen. Për të kuptuar se ku duhet të ndërhyjmë. Fëmijët po humbin pak nga pak, socialen. Socializimi i tyre po ndodh në hapësirë artificiale. Është fundi i empatisë”, theksoi ai./abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›