Rama ndan argumentet e kundërshtarëve të Paketës së Maleve: Pas profileve fallco qëndron opozita

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale disa prej argumenteve të kundërshtarëve të Paketës së Maleve.
Sipas Ramës, pas profileve fallco qëndron opozita.
“90% e tyre janë vërtetë profile fallco, po mbas atyre profile qëndrojnë pikërisht sorrat e opozitave parlamentare dhe korbat e opozitave imagjinare, të cilat e shndërruan Bulevardin e Flamingove në Sheshpërsheshin e Vulgaritetit, ku jashtënxirret llumi i gjuhës së urrejtjes me sasira e ndotësira që ai bulevard s’i kishte parë as kur nxirrte gjuhën mbi të Ndotësi i Madh i mexhelisit tonë…”, tha Rama.
“Shikojeni se si i shajnë, mallkojnë, ofendojnë gjithë ata burra sot në Theth dhe mendojeni vetëm për një sekondë, që këta shpirtra të bardhë si sytë e sorrës dhe pendët e korbit, të kenë në dorë fatin e Shqipërisë”, shtoi ai.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Theth ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorët mbi Paketën e Maleve.
1 nga 20/m.m/a.f/