E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama ndan foto nga Brukseli, takohet me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga takimi me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Bruksel – Me Ursula von der Leyen, Presidenten e Komisionit Europian”, shkruan Rama.

Më herët kryeministri Rama zhvilloi një takim presidentin e Këshillit të Europës, Charles Michel.

Kyeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare dyditore në Bruksel me rastin e pjesëmarrjes së tij në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian.

Fokus i diskutimeve të kryeministrit Rama me zyrtarët e lartë të BE-së do të jetë integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor si dhe plani i rritjes ekonomike./vizionplus.tv/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›