Rama ndan foto nga takimi me Hakan Fidan: Një mik i çmuar dhe një nga mendjet më të mprehta në arenën ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga takimi me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan.
Rama e cilëson Fidan një mik të çmuar dhe një nga mendjet më të mprehta që ka njohur në arenën ndërkombëtare.
“Disa momente nga takimi si gjithnjë mbresëlënës me një mik të çmuar e tanimë të vjetër, një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare, ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan”, shkruan Rama.
Kujtojmë që Fidan u prit dje nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Të dy diskutuan për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe po ashtu për “pastrimin” e Shqipërisë nga anëtarë të organizatës gyleniste “Feto”. /vizionplus.tv