Rama ndan foton e veçantë: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka ndarë një lajm të veçantë, ardhjen në jetë të një djali në orët e para të mëngjesit të 25 dhjetorit.
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, shprehet Rama ndërsa ka ndarë edhe foto duke shtuar se në orët e para të 25 dhjetorit erdhi në jetë një djalë i shëndetshëm në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Në orët e para të 25 Dhjetorit erdhi në jetë bebushi i parë, një djalë i shëndetshëm në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, shprehet kryeministri Rama.
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, duke përcjellë mesazhe paqeje dhe dashurie.
