Rama ndan foton me Macron: Një dekadë më parë ishte e paimagjinueshme që Shqipëria të konsiderohej partner strategjik

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga takimi që pati me presidentin francez, Emmanuel Macron në Paris.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Rilindja e Liceut Francez të Korçës është në tryezën e Presidentit të Francës, si një ndër projektet nën kujdesin e tij, pas vizitës historike në Tiranë.
Sipas Ramës, ishte e paimagjinueshme një dekadë më parë, që Shqipëria do konsiderohej partner strategjik i Francës në Ballkan.
“Sot edhe Rilindja e Liceut Francez të Korçës është në tryezën e Presidentit të Francës, si një ndër projektet nën kujdesin e tij, pas vizitës historike në Tiranë
një dekadë më parë Franca që kujdeset për Shqipërinë dhe Shqipëria që konsiderohet partner strategjik i Francës në Ballkan, do të ishte e paimagjinueshme”, shkruan Rama.