E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama ndan foton nga perëndimi i diellit në Lagunën e Patokut

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Gjatë bregut shqiptar të Adriatikut, Lugina e Patokut përfaqëson një nga bukuritë natyrore më interesante.

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të rubrikës “Beautiful Albania”, ndau pamje nga perëndimi i diellit në Luginën e Patokut.

Pozicioni i favorshëm dhe shumëllojshmëria e habitateve rreth lagunës kanë krijuar kushte të përshtatshme për faunën ujore.

Mbi 358 specie bimësh të larta e deri në 179 lloje shpendësh popullojnë të gjithë zonën, duke e kthyer në një parajsë të vërtetë për të apasionuarit mbas biodiversitetit.

Flora dhe fauna e Lagunës së Patokut tërheqin çdo vit mijëra vizitorë, të cilët përmes shëtitjeve me varkë në Lagunën e qetë, kanë mundësinë të kundrojnë nga afër një pasuri të vërtetë natyrore.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›