E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ndan opinionin e profesorit izraelit, Harari: Objektiv i algoritmeve angazhimi, jo e vërteta

TIRANË, 30 gusht/ATSH/ Profesori i njohur izraelit, Yuval Noah Harari shpjegon se algoritmeve të rrjeteve sociale iu dha si objektiv jo krijimi i besimit, jo krijimi i së vërtetës, por krijimi i angazhimit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video me opinionin e profesorit izraelit, i cili shpjegon mënyrën se si funksionon algoritmi në rrjetet sociale dhe ndikimin që ai ka te qenia njerëzore.

“Shkurt e qartë për algoritmin nga Yuval Noah Harari, një nga mendjet më largpamëse të botës së sotme”, u shpreh Rama.

Sipas profesorit izraelit, “objektivi që iu dha algoritmit të Facebook-ut, algoritmit X dhe algoritmit të TikTok-ut është rritur ndërveprimi i përdoruesve, dhe kjo tingëllon bukur ‘angazhim'”.

“Duke si diçka e mirë, por ajo që do të thotë në të vërtetë është se algoritmet eksperimentuan me miliona e miliarda njerëz si mbi kaviet njerëzore për të parë se si t’i bëjmë njerëzit më të angazhuar; si t’i bëjmë njerëzit të kalojnë më shumë kohë në platformë dhe të reagojnë më shumë ndaj saj. Për shembull, të ndajnë më shumë përmbajtjen me miqtë e tyre”, u shpreh profesori izraelit.

Sipas tij, “zbuluan se mënyra më e lehtë për t’i bërë njerëzit të angazhohen është të shtypin butonin e urrejtjes ose butonin e lakmisë, ose butonin e frikës në mendjen e tyre në mendjet njerëzore, sepse urrejtja është jashtëzakonisht angazhuese”.

“Frika është jashtëzakonisht angazhuese. Nëse diçka kërcënon jetën tënde, menjëherë je i angazhuar. Dhe ata e kanë përmbytur botën me urrejtje, frikë, zemërim, lakmi e kështu me radhë. Sot jetojmë në një botë hiper të angazhuar. Dhe në fakt angazhimi është një kushëri shumë i afërt me një fjalë tjetër që tani është shumë dominuese në gjuhën tonë, e cila është eksitim. Eksitimi në thelb do të thotë që sistemi nervor është vazhdimisht në një nivel shumë të lartë aktivizimi. Natyrisht eksitimi është i mirë në situata të caktuara deri në njëfarë mase ashtu si edhe angazhimi është i mirë në situata të caktuara”, argumenton Harari.

Por, sipas tij, biologjikisht një organizëm që qëndron i eksituar gjatë gjithë kohës në fund shembet dhe vdes.

“Ne thjesht nuk jemi ndërtuar për të qenë gjatë gjithë kohës të eksituar. Unë do të doja të takoja njerëz që më bëjnë të ndihem i qetë, jo domosdoshmërisht të eksituar. Është shumë qetësuese të takohem me ju. Pastaj shikoni politikën amerikane, politikën izraelite apo thjesht gjithë botën.  politikën botërore. Mendoj se e gjithë bota është tepër e eksituar”, shtoi ai.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›