Rama ndan pamje nga Shkodra mbushur me turistë

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Shkodra është shndërruar në një destinacion mjaft të preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga qyteti i mbushur me turistë në këto ditë fundshtatori.
Shkodra është kthyer tashmë në një nga rajonet më tërheqëse për turistët e huaj, jo vetëm për atraksionet historike, peizazhet, por tashmë edhe për traditën e veçantë të mikpritjes malësore ndaj miqve.
Qyteti i Shkodrës por edhe fshatrat rreth e qark kanë njohur investime të rëndësishme si në funksion të cilësisë së jetës së banorëve, por edhe me synimin e tërheqjes së vizitorëve të huaj ndërsa vendi përjeton bum turistik.
Zona e Shkodrës është ndër më të vizituarat nga turistët e huaj për trashëgiminë, por edhe për peizazhet e mrekullueshme natyrore.
/m.m/