E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga Shkodra

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Shkodra është shndërruar këtë fillimviti 2025 në një destinacion mjaft të preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga qyteti veriperëndimor, i mbushur plot me vizitorë dhe turistë, në këto ditë të para të muajit janar.

Në bulevardin kryesor dhe sheshin e qendrës së qytetit, të zbukuruar për festa, shihen qytetarë të shumtë që shëtisin.

Falë investimeve në infrastrukturë, që e kanë rilindur qytetin, jo vetëm shkodranët i gjen duke shëtitur, por tashmë Shkodra pret edhe vizitorë të shumtë nga qytete të tjera, si edhe të huaj.

Qyteti i Shkodrës dhe fshatrat rreth e qark kanë njohur investime të rëndësishme si në funksion të cilësisë së jetës së banorëve, por edhe me synimin e tërheqjes së vizitorëve të huaj, ndërsa vendi përjeton bum turistik.

Zonat më të vizituara në Shkodër mbeten Velipoja, Thethi, zona e liqenit të Shkodrës, pedonalja, kalaja e Rozafës.

1 nga 10

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›