E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga mbrëmja në Vlorë


TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Vlora mirëpriti këtë verë turistë nga e gjithë bota, të cilët zgjodhën të zbulojnë bukuritë e fshehura të bregdetit jonian, por edhe kulinarinë e mikpritjen vendase.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga mbrëmja në Vlorë, me ndriçimin e shëtitores së Lungomares.

Rikonceptimi i Sheshit të Flamurit, ndërtimi i Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë dhe infrastruktura lidhëse e rrugës Transballkanike me detin janë investime që e kanë transformuar qytetin.

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë është një tjetër gur në mozaikun e transformimit rrënjësor të qytetit të Vlorës, që po bëhet përditë e më tërheqës. Ai ka marrë jetë në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës, deri tek porti.

E cilësuar si perla e Rivierës shqiptare, Vlora është tejmbushur këtë sezon me turistë vendas dhe të huaj të cilët kanë shijuar bregdetin shkëmbor me ujërat e kristalta.

Përveç plazheve në gjirin e Vlorës, Sazani dhe Karaburuni janë po ashtu destinacione tërheqëse për turistët vendas e të huaj, të cilët udhëtojnë nga porti i Vlorës me anijet turistike.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›