Rama ndan pamje nga perëndimi i diellit në Vlorë

TIRANË, 9 gushtr /ATSH/ Perëndimi i diellit ofron gjithmonë spektakël në qiell, sidomos kur rrezet e tij kombinohen me retë.
Qielli deti, e dielli të shkrirë në një ngjyrë të zjarrtë të ofrojnë pamje fantastike nga perëndimi i diellit në bregdetin e Vlorës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga perëndimi në plazhin e Vlorës, ku ndriçimi i diellit mbi det të ofron një panoramë ngjyrash të bukura.
“Vlora magjike”, shkroi Rama.
Një qytet me atraksione të shumta kulturore dhe historike, Vlora me detin e saj të mrekullueshëm të fton të kaloni momente të papërsëritshme relaksi dhe qetësie.
Vlora me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit është gjithnjë e më shumë e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj.