Rama ndan pamje nga plazhi i Velipojës me pushues

TIRANË, 13 korrik/ATSH/-Kryeministri Edi Rama ndau të shtunën pamje nga plazhi i Velipojës në Shkodër.
Nga pamjet e ndara nga kreu i qeverisë, plazhi në veriperëndim të vendit shfaqet i “pushtuar” nga pushuesit, që kanë zgjedhur këtë zonë ranore për të kaluar për t’u freskuar në këto ditë me temperature të larta.
Velipoja, një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj.
Me mbi 14 km vijë bregdetare, plazhi i Velipojës është ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj.
Velipoja njihet për rërën me efektet e saj kurative, ndërthurjen me hijeshi e detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që e bëjnë për vete çdo vit pushues. Shumë prej tyre janë të përvitshëm në sezonin veror në Velipojë, të tjerë vijnë për herë të parë për t’u rikthyer vit pas viti.