E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga punimet e “Rrugës së Gjashtë” në Sarandë: Projekti pritet të përfundojë vitin e ardhshëm

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ecuria e punimeve për “Rrugën e Gjashtë” dhe hapjen e tunelit në Sarandë, duke bërë të ditur se projekti po avancon me ritme të shpejta dhe pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se investimi synon të përmirësojë qarkullimin në qytetin bregdetar, duke ulur trafikun dhe duke krijuar kushte më të mira lëvizjeje si për banorët, ashtu edhe për turistët që vizitojnë Sarandën gjatë sezonit.

Sipas kreut të qeverisë, “Rruga e Gjashtë” dhe tuneli përbëjnë një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin, me ndikim të drejtpërdrejtë në lehtësimin e lëvizjes dhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit.

“Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët dhe kushte më të mira për mijëra turistë që zgjedhin Sarandën çdo vit. Punimet për ‘Rrugën e Gjashtë’ dhe hapjen e tunelit po avancojnë me ritme të shpejta, për të përfunduar vitin e ardhshëm, duke i dhënë jetë një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për Sarandën”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›