E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Shirokë-Zogaj: Një nga investimet strategjike që përfundon këtë vit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga punimet që po bëhen për rrugën Shirokë-Zogaj.

Kreu i qeverisë shprehet se është një nga investimet që pritet të përfundojë këtë vit dhe ka për qëllim krijimin e një lidhjeje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

“Mirëmëngjes dhe me punën për rrugën Shirokë-Zogaj, një nga investimet strategjike infrastrukturore që përfundon këtë vit, e ka për qëllim krijimin e një lidhjeje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›