Rama ndan pamje nga takimet sot në Gjirokastër, Sarandë e Himarë: Drejt 11 majit

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, vijoi sot takimet e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Gjirokastrës dhe atë të Vlorës.
Rama zhvilloi pasdite e sotme takimin përmbyllës elektoral në Sarandë dhe më pas mori pjesë në çeljen e sezonit të ri turistik në Himarë, ndërsa më herët gjatë ditës zhvilloi takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Gjirokastër, ku prezantoi arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE.
“Drejt 11 majit, sot në Gjirokastër, Sarandë, Himarë”, shkruan Rama, ndërsa ndau në rrjetet sociale pamje nga këto takime.
/r.e/