E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama ndan pamje të turistëve që pushojnë pranë detit Jon

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga pushues të shumtë të cilët kanë zgjedhur ujërat e detit Jon për të kaluar këto ditë të nxehta të fundshtatorit.

“Jon. 29 shtator”, shkruan kryeminstri Rama përbri videos së shpërndarë në rrjetet sociale.

Sezoni veror në vendin tonë vijon ende, teksa janë të shumtë frekuentuesit e plazheve nga veriu në jug që kanë preferuar që këto ditë me diell t’i kalojnë pranë detit.

Numri i turistëve të huaj vazhdon të jetë i lartë edhe gjatë muajit shtator, duke treguar se vendi ynë po preferohet shumë për mikpritjen, natyrën si dhe sitet arkeologjike dhe kulturore.

Kanë qenë 8.5 milionë vizitorë të huaj që shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, ose 1.3 milionë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur numri i vizitorëve ishte 7.2 milionë.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›