E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama ndan pamje të turistëve të huaj në Shkodër

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Shkodra është kthyer tashmë në një nga rajonet më tërheqëse për turistët e huaj, jo vetëm për atraksionet historike, peizazhet, por tashmë edhe për traditën e veçantë të mikpritjes malësore ndaj miqve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga vizita e turistëve të huaj në qytetin e Shkodrës.

Në video shihen dy turistët, që kanë vënë në kokë qeleshet e bardha tradicionale shqiptare dhe këmbejnë batura në gjuhën shqipe, duke improvizuar mikpritjen shqiptare.

“Hej shqipe! Shqipëria është shumë e bukur”, shprehen turistët.

Tashmë Shkodra, me bukuritë e shumta natyrore dhe historike, është kthyer në një destinacion për turistët e huaj dhe vizitorët vendas, ku spikat mikpritja tradicionale shqiptare.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›