E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama ndan pamjet nga Puka e mbuluar me dëborë: Një copëz përralle dimri

PUKË- Qyteti i Pukës, i cili shtrihet 145 kilometra larg nga Tirana, është stolisur nga bora e bardhë duke krijuar një panoramë të jashtëzakonshme dimri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamje në faqen zyrtare “Facebook” nga Puka, duke e quajtur “një copëz përralle dimri nga Puka”.

Rrugët me borë, liqeni, pemët dhe shëtitorja e Pukës, tashmë janë mbuluar nga bora, për ta shndërruar këtë qytet në një atraksion të turizmit dhe interes për ta vizituar këtë zonë në çdo periudhë të vitit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›