E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama ndan pamjet nga vendi ku do të ndërtohet aeroporti i Gjirokastrës: Gara hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga fusha e vjetër ajrore ku pritet  të ndërtohet aeroporti i Gjirokastrës.

Rama ka bërë me dijse se gara për aeroportin pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se vendimi për ndërtimin e aeroportit në fushën e vjetër ajrore u mor pas studimeve të kryera me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare në zonën Sarandë-Gjirokastër.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, ku në bazë të studimeve të kryera me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare në zonën Sarandë-Gjirokastër, do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut, gara për të cilin pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›