E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama ndan videon: S’mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit

TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar ashpër kundër ndërtimit të vilave dhe objekteve pa leje, duke theksuar se operacioni për prishjen e ndërtimeve të paligjshme nuk do të ndalet askund.

“Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje”, shkruan Rama. 

Operacioni kundër ndërtimeve të paligjshme ka nisur në disa zona të vendit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›