E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama ndan videon nga përgatitjet për Panairin e Turizmit: Shqipëria gati të mikpresë gjermanët në Berlin!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e përgatitjeve për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, ku Shqipëria është nderuar me titullin “Vendi i Nderit” për vitin 2025.

Ai thekson se Shqipëria është duke u përgatitur për të mikpritur vizitorët gjermanë dhe për t’u bërë pjesë e këtij eventi prestigjioz.

Panairi i Turizmit në Berlin, një nga më të mëdhenjtë në botë, do të shërbejë si një mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë për të promovuar turizmin.

“Shqipëria duke u bërë gati të mikpresë gjermanët në Berlin”, shkruan Rama krahas pamjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›