Rama në Abu Dabi: Solidarizohemi me Emiratet e Bashkuara në këtë kohë të trazuar të Gjirit Arabik

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ndodhet në Abu Dabi, në një vizitë në shenjë solidariteti me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe presidentin Sheikh Mohammed bin Zayed.
Kreu i Qeverisë, në një postim në rrjetet sociale u shpreh se “vizita vjen në një kohë të trazuar për vendet mike të Gjirit Arabik”, ndërsa shprehu bindjen se ato do të dalin “më të forta se kurrë pas sfidave dhe tensioneve në rajon”.
Rama nënvizoi se vendet e rajonit janë bërë “shënjestër e një konflikti dhe hakmarrjeje e një shteti të mbetur në një qoshe të errët të historisë”.
Sipas Kryeministrit Rama, vizita synon të përcjellë mbështetje dhe solidaritet të drejtpërdrejtë me Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa rikonfirmon lidhjet miqësore mes dy vendeve.
/e.i/a.f