Rama në Adu Dhabi: 95% e shërbimeve tona ofrohen në internet! Me AI përkthejmë legjislacionin e BE, “Diella” do bëjë prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në panelin e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, një organizim i zhvilluar nën kujdesin e Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Rama u shpreh se në vendin tonë, 95% e shërbimeve publike ofrohen online.
Sipas kreut të qeverisë, inteligjenca artificiale po ndihmon në transformimin e legjislacionit të BE, teksa më parë, vendet duhet të kishin një ‘ushtri’ me përkthyes.
Rama shtoi se “Diella”, ministrja e Inteligjencës Artificiale, do të bëjë prokurimet publike.
“95 përqind e shërbimeve tona ofrohen në internet. Nuk ke më zyrë fizike, nuk ka radhë, e merr shërbimin online, qoftë në Shqipëri, qoftë jashtë Shqipërisë. Me inteligjencën artificlale, ne po e përdorim atë për të gjithë procesin e transformimit të legjislacionit të BE. Që të futesh në BE, duhet të miratosh çdo ligj. Për të gjitha vendet ka qenë punë e jashtëzakonshme me përkthyes, me inteligjencën artificiale, ne po e bëjmë shumë shpejt. Kemi një ministre të inteligjencës artificiale. Ajo punon për shërbimet dhe po punon për transformimin e korpusit ligjor të BE dhe po punon për prokurimin publik me inteligjencë artificiale, për t’i hequr njerëzit nga procesi.”, theksoi kryeministri.