Rama në Elbasan: Bashkimi me Kosovën, bashkim ekonomik për mirëqënie dypalëshe
Partia socialiste në prezantimin që i ka bërë programit të saj Për një Rilindje Shqiptare, në qytetin e Elbasanit, ka vënë theksin tek shumë probleme ekonomike dhe mundësitë për zgjidhjen e tyre.
Në fjalën e tij, kreu i kësaj partie, Edi Rama, u shpreh:
Ne duam që në qeverisjen tonë, ti japim një pamje të re modelit të zhvillimit. Unë dua të ndalem në këtë ndërhyrje tek bashkëpunimi ynë ekonomik më Kosovën. Skema e programit tonë për ekonominë mbështetet në punësimin, u shpreh Rama.
Ne kemi folur shpesh për një shifër zyrtare të rënies së punësimit referuar INSTAT; nga 2009 deri në 2013-ën, kanë humbur 51 mijë vende pune. Përgjigja e qeverisë ka qënë joetike lidhur me marrëdhëniet me publikun, gënjeshtra pas gënjeshtra për ato 10 mijë km që kanë hapur vende pune dhe përralla.
Vijon…