E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama në Gjykatën Penale të Hagës, takohet me zyrtarët e lartë

Në vizitën zyrtare në Holandë, takimet e para kryeministri Rama i pati me presidentin dhe kryeprokurorin e gjykatës penale ndërkombëtare.

Kjo është vizita e dytë e kreut të qeverisë në hagë, brenda dy muajve.

Në maj ai vizitoi në burg ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Prej 2020-ës, ish-drejtuesi i lartë i Uçk-së po përballet me akt-akuzën e ngritur nga zyra e prokurorit special për krime lufte gjatë konfliktit Kosovë-Serbi.

Në një tjetër takim, po në institucionet e drejtësisë, kryeministri pati edhe me zëvendëspresidentin e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë.

Pasdite kryeministri Rama do të pritet nga homologu i tij holandez Mark Rutte. Pas një takimi kokë më kokë, dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për shtyp.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›