E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, në Korçë: burrat na e kanë me hile

09-07-2012 / Nga Lavdrim Lita

Janë ca tema për të cilat Edi Rama bën më mirë të heshtë sesa të flasë. Sidomos kur flitet për çështje grave në shoqëri apo politikë. Parimisht të gjithat temat janë të mira për diskursin politik të kreut të opozitës së sotme. Sigurisht përpos temave (më saktë tabu-ve) që kanë të bëjnë me dhunën ndaj grave, për betonizimin e kryeqytetin, për hapjen e kutive, për grevën e urisë, për organizimin e demonstratave dhe për prerjen e pemëve. Ndonëse për çështjen e grave në politikë Egoarku Rama foli gjatë një mbledhje të forumit të gruas socialiste në Korçë me temë: Shqipëria është grua. Megjithatë i gjithë fjalimi i Ramës për rolin e munguar të gruas shfaqet në deduksionin banal: “Shqipëria është këtu ku është, për faj të burrave!”. Kjo frazë mund të tingëllojë mirë në gojën e feministëve për përdorim të brendshëm në organizatat e tyre jo qeveritare. Por në gojën me dhëmbë të vënë rishtas të kreut të Partisë Socialiste ajo ngjan hipokrizi. Për marrëdhëniet jo fort të mira të Edi Ramës me seksin “tjetër” ka dëshmitarë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.  Prandaj, kurrë si kësaj here heshtja do të ishte miratuar si flori.  Sakaq, edhe slogani “Shqipëria është grua” është marrë nga një shkrim i porositur para do vitesh në revistën italiane “Panorama”, e cila fliste për gjendjen e vështirë të gruas në Shqipëri. Një spikere e njohur opozitare e intervistuar për gjendjen e gruas pyetjes se “Femrat do ta shpejtojnë Shqipërinë? “Gruaja është Shqipëria”, përgjigjet gazetarja e një kanali kombëtar, që më pas jep emrin e ish-Kryebashkiakut Rama si punëdhënës i madh i grave në Bashkinë e Tiranës. Ndërsa Rama apo dikush tjetër për të ka ndërruar vendin e fjalive nga “Gruaja është Shqipëria” të para ca viteve, në sloganin aktual, “ Shqipëria është grua”. Oferta e Partisë Socialiste për gratë përbëhet nga fjalë të shumta. Reformat  e “rilindjes” për gratë kanë një aspekt ideologjik të prapambetur në thelb. Sidomos propozimi që shteti duhet të ndjekë me përkujdesje femrën nga lindja deri në vdekje sikur ajo të ishte një specie në zhdukje dhe jo një burim i jetës. Sido që të jetë një gjë mbetet e pandryshuar: vështirësia e Ramës për të patur marrëdhëniet të sinqerta dhe normale me gratë. Jo pak herë politika dhe media e kanë vënë në shënjestër kreun e Partisë Socialiste për sjellje të pahijshme kundrejt grave. Është akuzuar publikisht për dhunues, nxirës së jetës së bashkëshorteve apo partnereve dhe ka patur protesta ndaj tij të shoqatës kundër Dhunës në Familje. Këtyre akuzave të forta, Edi Rama i është përgjigjur me heshtje. Mirëpo heshtja në shumë raste apo çështje publike është miratuese dhe kurrë mohuese.  

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›