Rama ne Kukes Politikat e qeverise deshtuan
Në Kukësin ku sipas shifrave zyrtare 26% e popullsisë është e papunë, Edi Rama kërkoi të vihet në provë.
“Nga politikat e punësimit të qeverisë, e dini se sa vetë janë punësuar zyrtarisht, nga 1444 mijë të papunë të regjistruar? 789 vetë. Është një zgjedhje midis një force dhe një pushteti që ka dështuar dhe nuk i ka mbajtur angazhimet që ka marrë përsipër dhe një forcë tjetër që merr disa angazhime dhe meriton të votohet për t’u vënë në provë”- theksoi kryesocialisti.
Përballë elektoratit kuksian, Rama përsëriti premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të reja pune dhe uljen e taksave për 95% të popullsisë. Ai akuzoi mazhorancën në pushtet se është zhytur me duart në llum deri në sqetulla.
“Tani me duart e pista mundohen t’i bëjnë pis të gjithë të tjerët dhe të thonë: Këtu të gjithë pis janë, kjo nuk ndryshon, është kot, prandaj më mirë rrini nëpër shtëpia”
Gjatë vizitës së tij në Kukës, kryesocialisti u kontestua nga një grup socialistësh prej rreth 15 vetash. Ata u shprehën kundër atyre që i cilësuan emërime në krye të degës lokale të PS-së dhe kërkuan që drejtuesit vendorë të zgjidhen përmes votës së anëtarëve.