E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Parlamentin Europian



Në vijim të turit europian për të fituar mbështetjen e partenerëve ndërkombëtarë për qeverisjen e pas 23 Qershorit Edi Rama ishte i ftuar në Parlamentin Europian nga grupi Socialist dhe Demokrat. Kryetari i PS-së përpara europarlamentarëve foli për programin qeverisës që kanë të majtët shqiptarë duke e vënë  theksin se një pikë e rëndësishme e programit për një Rilindje Shqiptare, ribashkimin me Europën. Rama deklaroi se angazhimi qeverisë socialiste është marrja e statusit dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim  brenda vitit të parë të mandatit të parë qeverisës.  Kultura e pandëshkueshmërisë ishte një tjetër çështje për të cilën Edi Rama u angazhua për një vullnet të hekurt në zbatimin e ligjit që nis nga kabineti qeverisës. Më tej gjatë fjalës së tij,  Rama u fokusua në objektivat e qarta dhe të mirëpërcaktuara nga PS për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës, duke u sqaruar parlamentarëve evropianë  planin e PS për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza. Kryesocialisti Rama i  është përgjigjur edhe pyetjeve të parlamentarëve europianë lidhur me klimën parazgjedhore në Shqipëri si dhe pritshmërinë për zgjedhjet e 23 qershorit.Rama u ka kërkuar rreth 200 eurodeputetëve që të jenë të vëmendshëm ndaj procesit zgjedhor në Shqipëri: “Sigurisht zgjedhjet në Shqipëri mbeten një problem shumë shumë i madh sepse s’janë të sigurta, sepse kanë qenë të manipuluara”. Edi Rama në këtë seancë e posaçme të zhvilluar në Parlamentin Europian ka shprehur bindjen se e majta do t'i fitojë zgjedhjet, duke renditur një prej arsyeve edhe bashkimin e së majtës, si faktor që konsolidon fort fitoren e qëndrueshme të socialistëve dhe progresistëve në 23 qershor “Ne do ia dalim për disa arsye shumë të dukshme. Së pari, këtë herë jemi të gjithë të bashkuar dhe ndarja e së majtës që ka qenë më parë element shumë favorizues për Berishën dhe partinë e tij nuk ekziston këtë herë”, tha Rama. Në fund të seancës ne emër të grupit socialist dhe demokrat në PE presidenti i ketij grupimi Hanes Svoboda uroi kryetarin socialist Edi Rama per fitoren e zgjedhjeve, duke iu drejtuar Rames me këto fjalë: “Ne viziten tjeter ju presim si Kryeministër”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›