E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Peshkopi: Do bëjmë realitet rrugën e Arbërit

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka prezantuar sot në Peshkopi kandidatët për deputetë për qarkun e Dibrës.

Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama premtoi përfundimin e rrugës së Arbërit dhe investime të mëdha për Dibrën që sipas tij është braktisur nga qeveria.

“Jam jashtëzakonisht i mrekulluar nga kjo pamje dhe kjo pamje është një përgjegjësi shumë e madhe për mua dhe për të gjithë ne, për të gjitha zotimet që kemi marrë për Dibrën që do ti bëjmë realitet duke filluar nga Rruga e Arbrit që Dibra të mos jetë e izoluar. Pas 23 qershorit Dibra nuk do të jetë më e rrënuar, Dibra nuk do të jetë më e braktisur.  Numri 29 është numri i bekuar që do të çlirojë energjitë dhe pasionet e këtij populli për një liri dhe rilindje kombëtare” tha Rama.

Rama: Do t`i japim fund historisë përçarëse të shqiptarëve

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›