E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama në mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë: Dua të jemi bashkë në tryezën e BE-së, të jemi krah për krah!

Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama ndodhet në Prishtinë, teksa mbahet seanca e përbashkët me Kosovën.

Rama në fjalën e tij tha se në 10 vite, Shqipëria ka bërë një punë shumë të madhe.

Kreu i qeverisë shtoi se Kosova dhe Shqipëria  duhet të jenë krah për krah me njëra-tjetrën.

Rama: Teksa një vit po ikën dhe një tjetër po vjen, kanë kaluar më shumë se 10 vjet që pata nderin e madh t’i drejtohesha kësaj foltoreje si Kryeministër i Shqipërisë. Kjo dekadë ka qenë vendimtare për ne, 10 vite të një kthese të madhe me sakrifica të mëdha. Nuk kanë munguar as fatkeqësitë, nga përmbytjet, tërmetet dhe një pandemi globale. Por kanë vlejtur të gjitha mundimet dhe sakrificat, duke sjellë ndryshime të gjithanshme që po e bëjnë Shqipërinë vendin evropian që nuk u bë dot për aq shumë vite.

Para pak kohësh erdhi në Tiranë misioni i NATO-s për të parë nëse Shqipëria plotëson kushtet. Përshtypjet ishin të jashtëzakonshme. Sot ne e presim me besim që në samitin e vitit të ardhshëm Shqipëria të jetë vendi mikpritës. Vitin e ardhshëm, më 16 maj, samiti do të mbahet në Tiranë, ku do të presim udhëheqës të shumë vendeve. Shqipëria do të jetë epiqendra e një momenti historik. Tani nuk jemi më figurantët e dikurshëm, por anëtarë aktivë.

Dëshira ime e zjarrtë është që të mos jemi njëri në tryezën e negociatave me BE, kurse tjetri në listën e sanksioneve të BE-së, të cilat sot janë një absurditet absolut. Bashkë me Presidenten, në Samitin e BE-së dy ditë më parë kemi këmbëngulur me force që ato masa të hiqen dhe kemi siguruar që të gjitha fondet e BE-së që janë penguar të lëvrohen dhe të mos digjen. Në këtë udhëtim të jemi krah për krah me njëri – tjetrin. Duhet të jemi dorë për dorë, paqedashës dhe paqeruajtës për të bindur skeptikët në BE për absurditetin e rezervave të tyre ndaj njohjes së Kosovës si shtet sovran. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›