Rama në samitin e Këshillit të Europës: Gjykimi i Thaçit i pabazë, keni detyrim moral të tërhiqni mbrapsht raportin e Dick Marty
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Këshillit të Evropës s’ka lënë pa përmendur akzuat e pabaza që po bëhen ndaj ish-liderëve të UÇK-së në Hagë. Rama tha se gjykimi i Thaçit e ka zanafillën në Asamblenë e Këshillit të Europës, nga një raport i Dick Marty që është financuar nga përfaqësues të Putin në KiE.
Ndër të tjera, kryeministri tha se Asambleja e Europës e ka detyrim që të korigjojë çdo gabim dhe duhet t’i hapë rrugën të tërheqë mbrapsht raportin që në mënyrë të rremë e etiketon Shqipërinë si bazë të trafikut të organeve lehtësuar nga ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Më duhet të bëj një rrëfim jo fort të këndshëm, se si shqiptar është e pamundur për mua të shmang heqjen e paraleve përmes Ukrainës dhe presidentit Zelensky dhe Kosovës dhe presidentit Thaçi. Sot në këtë Samit nuk rri dot pa kujtuar se padrejtësia kundrejt luftës çlirimitare të Kosovës dhe presidentit Hashim Thaçi nisi saktësisht në Këshillin e Europës nën ndikimin e dashakeq të ish anëtarit të asaj kohe të këtij Këshillit të Federatës ruse.
Presidenti i Kosovës gjykohet nga një gjykatë e botës demokratike por e mbështetur në një raport të 2011 i cili në mënyrë djallëzore u shpronësua në mënyrë të djallëzuara nga presidenti Putin. Akuza të pabazuara për trafikim të organeve njerëzore u ngritën si një fushatë kriminale që njollosi Shqipërinë dhe Kosovën.
Për këtë çelje brutalisht jo kohen është tejet shkurajuese që të dish se situate shkurajuese ku ndodhet ish presidenti i Kosovës nisi nga Këshilli Evropës.
Do të isha fajtor po të mbetesha i heshtur dhe të thoja sa vijon. Asambleja e Europës ka detyrim moral të korigjojë çdo gabim dhe në këtë rast duhet ti hapë rrugën tërheqjen mbrapsht të raportit që në mënyrë të rreme etiketoi Shqipërinë si bazë për trafikimin e dyshuar të organeve lehtësuar nga ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Rama.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
