E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama në stadium për sfidën Shqipëri-Çeki, shoqërohet nga ministri Hasani

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta shohë në stadium ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë. Ai është shoqëruar nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

I pozicionuar në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania” kryeministri Rama nuk ka munguar në këtë sfidë kaq të rëndësishme për kombëtaren kuqezi.

Për sfidën e sotme ndaj Çekisë, në mbështetje të kombëtares kuqezi janë rreth 22 mijë tifozë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›