Rama nesër në Kosovë, takim me Thaçin dhe liderët politikë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë nesër një vizitë në Prishtinë, i shoqëruar dhe nga një pjesë e kabinetit të tij qeveritar.
Në vizitën e tij të parë si kryeministër në Kosovë, Rama do të zhvillojë takim me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi si dhe me liderë të partive të tjera politike në Kosovë.
Sipas mediave kosovare, kryeministri Rama do të mbajë edhe një fjalim në Kuvendin e Kosovës.
Mësohet se bashkëpunimi mes dy vendeve e projektet e përbashkëta, do të jetë dhe objekti i bisedës në këtë takim.