E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama nga Berlini: Një ditë “do martohemi” me BE, por se kur nuk e di

 Në mungesë të një date nga Brukseli për anëtarsimin e Shqipërisë, më e pakta e kërkuar nga kryeministri Edi Rama është përshpjetimi i procesi të futjes në Bashkimin Evropian. Në tryezën e  “Dialogut Global të Berlinit”, Edi Rama e quajti Bashkimin Evropian psikologun që shpesh here pacienti Ballkani Perëndimor duhet ta ndihmojë kur kërkohet anëtarësimi i shpejtë si përgjigje ndaj ndaj rritjes së ndikimit rus në Ballkan pas luftës në Ukrainë.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Kompleksiteti i Ballkanit Perëndimor sot është një tjetër arsye pse procesi i futjes së Ballkanit Perëndimor duhet përshpejtuar. Ne jemi në mes të shumë aktorëve. Shqipëria është tërësisht 100%  drejtuar për nga komuniteti euroatlantik, por në vendet e tjera kemi më shumë prani ruse, më shumë ndikim rus dhe kjo duhet zbutur plotësisht, duke integruar më shumë Ballkanin Perëndimor në BE.

 

Përcaktimi i një date për futjen e Shqipërisë në BE tha Edi Rama nuk është problemi i vetëm, edhe para anëtarësmit qeveria duhet të përballet me plotësimin e kushteve që në disa raste janë të vështira për t’u përmbushuar edhe nga vetë vendet anëtare.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Na duhet të përballemi gjithnjë me kushte që ndonjëherë janë të padrejta sepse ne nuk jemi anëtarë. Ne na kërkohet të bëjmë atë që ju kërkohet anëtarëve të bëjnë dhe ndërkohë që anëtarët kanë kaq shumë mbështetje nga BE-ja sa u takon financave, ne nuk e kemi.

 

Nga tryeza e bashkëbisedimit në forumin e ri ndërkombëtar organizuar nga Gjermani, Edi Rama u largua me këtë vlerësim nga një prej ish anëtarëve të qeverisë Merkel.

 

KATERINA REICHE

ISH DEPUTETE

Dua që t’ju falënderoj për përgjigjen tuaj kurajoze dhe të jashtëzakonshme ndaj Rusisë në Këshillin e Sigurimit javës së kaluar. Humori juaj i mprehtë ishte diçka që vërtetë funksionoi mirë, për mua ishit njeriu i ditës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›