E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama njoftoi mbylljen e Tik Tok, Bardhi hap llogari dhe publikon datën e protestës së radhës

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme mbylljen e rrjetit Tik Tok për të paktën 1 vit. Tashmë prej kohësh ka qenë në diskutim mbyllja e rrjetit social Tik Tok që pas vrasjes së të miturit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij në shkollën 9 vjeçare në kryeqytet “Fan Noli”.

Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa opozita e lidh vendimin me atë që Qeveria nuk kontrollon dot këtë rrjet dhe po tenton censurën.

Përtej reagimeve nga opozita, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka zgjedhur që pikërisht në ditën që Kryeministri njoftoi mbylljen e rrjetit, të hapë llogarinë e tij në Tik Tok.

Madje, Bardhi ka postuar një video me pamje nga protestat e thirrura nga PD, duke u ndalur veçanërisht në atë që do të mbahet të hënën, 23 dhjetor në orën 17:00.

“Marshim në Tiranë kundër padrejtësive, kundër varfërisë, kundër vjedhjeve,kundër pushtetit abuziv”, – thuhet në videon e postuar nga Bardhi.

Në vijim, në mesazhin e postuar nga Bardhi thuhet se më 23 dhjetor marshohet për qytetarët, për rroga më të larta, për pensione dinjitoze, për zgjedhje të lira dhe për qeverinë teknike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›