E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama nuk heq dorë nga dialogu, fton sërish studentët në sofrën prej guri

Në një kohë kur vijon protesta e studentëve dhe qytetarëve, të cilët prej disa ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit rikthehet me thirrjet për dialog. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar sërish imazhin e sofrës prej mermeri të vendosur para Kryeministrisë, mbi të cilën janë vendosur disa “ftesa” për dialog.

Por, ndërsa kryeministri këmbëngul te dialogu, studentët kanë refuzuar kategorikisht këtë opsion, duke e bërë të qartë se kërkesa e tyre është e panegociueshme: dorëheqja e Edi Ramës.
Përplasja mes palëve vijon, me protestuesit që nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre dhe kryeministrin që vazhdon të bëjë thirrje për dialog.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›