Rama pas takimit me António Costa-n në Bruksel: Me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun tim të çmuar

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Bruksel me Presidentin e Këshillit Europian, António Costa, i shoqëruar edhe nga një darkë pune. Takimi u mbajt në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeministrit Rama në kryeqytetin europian, më 9 shkurt.
Rama ndau sot pamjet e takimit, i cili u zhvillua përpara darkës së punës të mbajtur mbrëmjen e kaluar, duke e cilësuar Presidentin e Këshillit Europian si një mik të çmuar.
Në qendër të diskutimeve ishte procesi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Dy palët shkëmbyen qëndrime mbi ecurinë e reformave, sfidat aktuale dhe hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerren në rrugën e integrimit europian, si edhe mbi mbështetjen e institucioneve të BE-së për këtë proces.
“MIRËMËNGJES dhe me këto momente përpara darkës së mbrëmshme të punës në Bruksel, me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun tim të çmuar, António Costa, ju uroj një ditë të mbarë
“, shkroi Rama.