Rama për sulmin në Ankara: Dënojmë ashpër terrorizmin në të gjitha format e tij

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama dënoi sot ashpër sulmin terrorist në kompaninë turke të hapësirës ajrore, TUSAS, në Ankara.
Në një reagim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama u shpreh thellësisht i tronditur nga raportimet për viktimat dhe të plagosurit në Ankara.
“Shqipëria qëndron krah Turqisë si dy kombe vëllazërore dhe aleate të NATO-s.
Dënojmë ashpër terrorizmin në të gjitha format e tij dhe jemi plotësisht të bindur se Republika e Turqisë do të dalë më e fortë nga ky akt i pabesë ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm”, u shpreh Rama.
Një sulm terrorist në kompaninë turke të hapësirës ajrore, TUSAS, në Ankara, ka lënë sot tre të vdekur dhe 14 të plagosur.
/m.m/a.f/r.e/