Rama përcjell mesazhin e unitetit kombëtar në prag të deklaratave përmbyllëse në Hagë

Ditën e sotme katër ish-krerët e UÇK-së kanë të drejtën për të dhënë fjalën e tyre të fundit ne gjykatën Speciale të Hagës para shpalljes se vendimit.
Në prag të kësaj seance, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale një foto me simbolikë të veçantë: tre të rinj që mbajnë flamurin e Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së.
Postimi përcjell mesazhin e unitetit kombëtar dhe identitetit shqiptar, duke nënvizuar lidhjet historike, kulturore dhe shpirtërore mes dy vendeve.
Kujtojmë se ish-udhëheqësit e UÇK-së ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat Prokuroria i lidh me periudhën e luftës në Kosovë, 1998–1999.
Sipas aktakuzës, ata kanë qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, por të katërtit i kanë mohuar vazhdimisht akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm. Prokuroria ka kërkuar gjithsej 180 vite burg, ndërsa mbrojtja i ka rrëzuar këto pretendime.
Një ditë më parë, Kosova festoi 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur, duke kurorëzuar një rrugëtim të dhimbshëm për popullin e saj.
/rtsh.al/