Rama përshëndet punonjëset që pastronin zonën e dëmtuar te Piramida, “Mirëmëngjesi Shqipëri” sjell pamjet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një inspektim të zonës përreth Kryeministrisë dhe Piramidës, pas episodeve të dhunës një natë më parë, që shkaktuan dëmtime në biznese dhe në sinjalistikën rrugore.
Gazetarja Rugova Dunisha, në një raportim të drejtpërdrejtë për emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri Aktualitet”, ka siguruar pamjet ku kreu i qeverisë shfaqet duke përshëndetur punonjëset e pastrimit të Bashkisë së Tiranës, të cilat po punonin për pastrimin dhe sistemimin e zonës së dëmtuar.
Pas një qëndrimi të shkurtër në zonë, Rama është larguar për të vijuar me aktivitetet e parashikuara për ditën.