E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama pret Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog


TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog.

Takimi u zhvillua në selinë e Kryeministrisë, ku kryeministri Rama dhe Presidenti Hercog zhvilluan bisedime në prani të delegacioneve shoqëruese.

“Kënaqësi të mikpres Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ndërsa ndan pamje nga takimi.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ndërsa më herët ai u prit nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Kjo është vizita e parë e një Presidenti të shtetit të Izraelit në Shqipëri./m.m/

1 nga 3

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›