E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama pret trupin diplomatik në mbrëmjen e fundvitit: Krenarë për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, një event që mblodhi përfaqësues të lartë diplomatikë në një atmosferë festive dhe simbolike.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau një video nga kjo pritje, duke e shoqëruar me mesazhin “Krenarë për Shqipërinë”, ndërsa publikoi edhe një videokartolinë nga momentet e darkës tradicionale.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri nuk la pa përcjellë edhe urimet për festat e fundvitit.

“Me lejoni të ngre këtë dolli për shëndetin e mirë të familjeve tuaja, për harmoninë në familjet tuaja dhe falenderime për secilin prej jush për gjithçka keni bërë,” u shpreh Rama.

Darka e fundvitit me trupin diplomatik është kthyer tashmë në një traditë, duke shërbyer si një moment reflektimi për vitin që po mbyllet dhe forcimi të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›