E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama prezanton ekipin e Shkodrës: I duam edhe votat e opozitës për të bërë realitet anëtarësimin në BE

Shkodra ishte ndalesa e radhës për prezantimin e kandidatëve socialistë për deputet nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë takimit, kryesocialisti u tregua i drejtpërdrejtë më kërkesën që kishte për shkodranët.

Rama: Na duhen të gjitha votat, PS dhe PD pasi ata kanë vendosur njerëz kot pa lidhje, nuk i duhen Shqipërisë e asnjë shtrese shoqërie.

Rama nuk i vlerësoi partitë e reja, sipas tij e vetmja forcë që mund të konsiderohet e tillë është Partia Socialiste.

Rama: Më erdhi për të qeshur kur pashë se nja 17 persona i ka kapur ligji i dekriminalzimit, nuk i akuzoj se mbase edhe se dinin por kjo tregon që të rinjtë kapin emra në rrugë dhe i vendosin, përfshirë babanë, vëllanë, etj,.

Diskutimin se ka një luhatje në rënie të mandateve që PS mund të fitojë më 11 maj, kreu i qeverisë tha se duhet rrëzuar për t’i dërguar sinjal Brukselit.

Rama: Del një shumicë që thotë se ne populli shqiptar duam urgjent të futemi brenda BE prandaj edhe mbështesim këtë forcë politike./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›