E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama prezanton platformën e re “E-Albania 2.0”

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën e re “E-Albania 2.0”, duke e cilësuar atë si një tjetër hap të rëndësishëm në transformimin digjital të shërbimeve publike në vend.

Në një postim të publikuar këtë të diel, kreu i qeverisë u shpreh se platforma e re është ndërtuar mbi një infrastrukturë të modernizuar, me qëllim ofrimin e një eksperience më të shpejtë dhe më efikase për qytetarët dhe bizneset.

Sipas Ramës, “E-Albania 2.0” është zhvilluar me teknologji të avancuara dhe standarde moderne performance, duke sjellë një nivel më të lartë aksesueshmërie dhe gjithëpërfshirjeje.

Kryeministri theksoi gjithashtu se platforma e re do të lehtësojë përdorimin edhe për personat me aftësi të kufizuara, në funksion të një shërbimi publik digjital pa barriera dhe të barabartë për të gjithë.

“Një hap i ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri. Platforma e re vjen e ridizenjuar mbi një infrastrukturë tërësisht të modernizuar, për të ofruar një eksperiencë më të shpejtë për qytetarët dhe bizneset”, shkroi Rama.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›