E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama pritet me daulle në Lezhë, batuta me “qytetarin euroatlantik”: Me Lulin nuk shkohet në BE se të zë gjumi

Kryeministri Edi Rama është pritur me daulle në qytetit e Lezhës ku është hapur një qendër e re kulturore dhe rekreative në nder të At Gjergj Fishtës.

Kreu i qeverisë u takua me disa simpatizantë të PS-së, si edhe me një banor që iu prezantua si “qytetar euroatlanik” mbështetës i Lulzim Bashës.

Teksa përqafon Ramën, qytetari i drejtohet ish-kryedemokratit “O Lul e dua edhe këtë”, referuar kryeministrit.

Ndërsa Rama ironizon Bashën duke i thënë: “Ja Lul euroatlantik, por është me PS-në sot, se sot të gjithë duhet të vijnë me PS që të shkojmë në BE, se me kë do të shkojmë? Me ty nuk shkohet se të zë gjumi Lul”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›