E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama pritet nga presidenti Macron në Élysée


TIRANË, 6 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Paris ku do të marrë pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën.

Pak para nisjes së punimeve të këtij samiti, kryeministri Rama u prit në Pallatin Élysée nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën është thirrur sot nga presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée. Ky samit ka për qëllim të finalizojë një marrëveshje për garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Përpara punimeve të këtij samiti, kryeministri u takua edhe me ministrin e Drejtësisë, Gérald Darmanin, me të cilin diskutoi mbi pjesëmarrjen e partnerëve francezë në konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal.

1 nga 3

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›