E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama publikon foton nga takimi me partitë shqiptare të Maqedonisë së Veriut: Gëzuar, qoftë një vit i mbarë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e një takim me liderët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Nga mbledhja e takimit Rama ka publikuar një foto ku shihen liderat e partive shqiptare të RMV ku mes tyre ndodhet dhe  ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme  Olta Xhaçka.

“Gëzuar qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo ku janë”, shkruan Rama.

Ende nuk dihet arsyeja e mbledhjes së kreut të qeverisë shqiptare me liderat. Kujtojmë se kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami nuk ka qenë i pranishëm në këtë takim.

Për Vizion Plus ai tha se refuzoi të ishte pjesë e kësaj tryeze me argumentin se takimi nuk iu shërben shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›